

Tiranë, Noa,al – Mazhoranca depoziton në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për incidentin në Vjenë të kryetarit të Opozitës, Edi Rama me diplomatin Egin Ceka.
Pak orë pas deklaratës së kryeministrit Sali Berisha në seancë plenare, një grup deputetësh të Partisë Demokratike depozituan kërkesën për komision hetimor në sekretarinë e parlamentit. Qëllimi i komisionit është "hetimi i dhunës së ushtruar nga Rama ndaj diplomatit," shkruhet në kërkesën e disa deputetëve të PD-së raporton noa.al.
Gjatë seancës parlamentare të ditës së sotme Kryeministri Sali Berisha e cilësoi incidentin “akti më i rëndë në tërë historinë diplomatike në takime dhe konferenca diplomatik. Akt brutal shtazor që kryetari i Partisë Socialiste dhe kryetari i koalicionit të halave dhe ngjalave i ka bërë njërit nga diplomatët më të përgjegjshëm dhe më të përgatitur të vendit,”citon noa.al.
Ndërsa Partia Socialiste shprehu keqardhje për nivelin banal ku ka rënë Ministria e Jashtme dhe trupi diplomatik shqiptar.o.k/noa.al
Incidenti Rama-Ceka, Berisha: Komision hetimor, kreu i PS në overdozë
Incidenti Rama-Ceka, reagon PS: Keqardhje për nivelin banal të MPJ
MPJ: Edi Rama dhunon diplomatin Egin Ceka në Vjenë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





