Transmetuar më 26-04-2013, 08:50

Tiranë, 26 Prill 2013, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e premte, 26 prill 2013.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “Lista e ALUIZNI-t  legalizimet, emrat e 5277 përfituesve të rinj.

Tituj të tjerë të kësaj gazete janë: “Dekretet e Nishanit, PS bojkoton Kuvendin, LSI bashkon votat me PD.”

“Berisha: Do rikthejmë uraganin e fitores së vitit 1992”

“Djali i Cekës: Rama më dhunoi, tërhoqi dorën me aq sa mund të kapte nga flokët dhe veshi im.”

Gazeta “Koha Jonë” ka në faqen e saj të parë këto tituj; “Kryesocialisti, grushte Egin Cekës në Akademinë Diplomatike të Vjenës. Reagon MPJ: Akt i paprecedentë dhe i dënueshëm. Skandali, Rama dhunon diplomatin në Vjenë.”

Tituj të tjerë janë: “Llalla: Këto ditë publikojmë dosje hetimi për korrupsion.”

“PS kërkon rikompozimin e KQZ, Dule: Nuk njohim vendimet.”

“Musaraj: Menaxhimi i burimeve njerëzore të FA, histori suksesi.”

“Vijnë 20 autobusë të rinj në Tiranë, Basha: Së shpejti ndërtimi i tramit.”

“Rektori i UT vlerëson Kardinalin Stansilaw.

Gazeta “Mapo” ka në faqen e saj të parë këto tituj; “Egin Ceka: Rrëfej incidentin me Ramën në Vjenë.”

Tituj te tjerë të kësaj gazete janë; “Kuvendi plotëson piramidën e Gjyqësorit dy muaj nga zgjedhjet.”

“Familjet e dëbuara nga pallati 3-katësh futen në grevë urie.”

“Bylisi vjen në teatrin kombëtar  Pëllumb Kulla e Leka Bungo bashkohen në “Shshsht! Ule zërin””

Gazeta “Shqiptarja.com” ka si tituj kryesore; “Kryeministri akuzon kreun e opozitës për dhunë ndaj diplomatit. Veshi i Cekës. Berisha: Te hetojmë Edi Ramën.”

Tituj të tjerë janë: “13 banorë në grevë urie, policët privatë tallen me femrat.”

“Doris Pack kundër Berishës: Gaboi rëndë me KQZ-në.”

“Senati i UST: Ndaloni procesin e zgjedhjes së rektorit.”

“Dhurata Shehri: Pse mungon kritika letrare.”

Gazeta Shqiptare” ka këto tituj kryesorë: “Rama më kapi veshin" Egin Ceka rrëfen përplasjen në Austri,  Neritan Ceka: Edi, ishim miq, kërko falje. Ruçi: Shkarko diplomatin."

Tituj te tjerë të kësaj gazete janë; “Fier shoqërohet burri: Dua divorc  Kap "Mat” gruan me 18 vjeçarin, çifti bën sherr para policisë.”

“Hakmarrja pas sherrit, vritet ish boksieri Adrian Levanti.”

“Emrat e 5277 familjeve që marrin lejet e legalizimeve.”

Të nderuar lexues, për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruar tek email [email protected]. o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit