

Vera po vjen, e prej pak kohësh kemi nisur të ekspozohemi në diell për të arritur nxirejne ideale të lëkurës.
Por është shumë e rëndësishme të mbroheni nga rrezet diellore që mund të jenë shumë të dëmshme për shëndetin dhe lëkurën tonë. Le të shikojmë së bashku rreziqet dhe të mësojmë se si mund t’i shmangim ato.
Rrezet diellore ndahen në UVA, UVB, infra të kuqe dhe UVC.
Rrezet UVA (Ultraviolet të tipit A) janë ato më të dëmshmet. Janë pikërisht ato përgjegjëse për formimin e rrudhave dhe të rreziqeve më të mëdha të lëkurës. Intensiteti i tyre ndryshon gjatë ditës.
Rrezet UVB (Ultraviolet të tipit B) janë ato që na japin mundësi të nxihemi, por njëkohësisht janë edhe përgjegjëse për djegien e lëkurës. Ato e kryejnë veprimin e tyre edhe nëse qielli është me re dhe janë më të forta sidomos gjatë orëve më të nxehta të ditës.
Rrezet infra të kuqe janë përgjegjëse për nxehjen e lëkurës dhe janë shumë të rrezikshme për kapilarët dhe për venat. Ato nuk kanë asnjë efekt kur qielli është me re.
Rrezet UVC (Ultraviolet të tipit C) janë shumë të rrezikshme pasi mund të dëmtojnë seriozisht qelizat. Këto rreze duhej të thitheshin tërësisht nga atmosfera, por shtresa e ozonit po bëhet gjithnjë e më e hollë, faktor që lejon kalimim e këtyre rrezeve.
Tani që mësuat për rrezet dhe rreziqet e tyre, mos harroni që duhet të përdorni gjithmonë një krem mbrojtës edhe kur lëkura ka nisur të nxihet si edhe kur qielli është me re.
Ndër të tjera është shumë e rëndësishme të aplikoni kremin gjysmë ore para se të ekspozoheni në diell, pasi të jeni larë në det dhe në përgjithësi aplikoni kremin çdo dy ose tre orë gjatë kohës që qëndroni të ekspozuar në diell, por edhe nën çadër.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





