



Ka nga ato që u martuan me fustan të shkurtër, të tjera me fustane princeshash. Ka nga ato që po bëheshin princesha dhe atëherë nuk e zgjodhën dot siç e dëshironin fustanin, edhe ka nga ato që u martuan me këpucë tenisi. Fustani i nusërisë tregon gjithçka për gruan që e vesh. Shihni fotografitë, zgjidhni cili ju pëlqen të imitoni për fustanin tuaj të nusërisë:
LADY DIANA
U krijua me mendimin se do të ishte “një fustan që do të hynte në histori”, dhe kështu ndodhi. U krijua nga stilistët David dhe Elizabeth Emanuel. Përveç bishtit super të gjatë, fustani u qendis me dorë dhe me 10 mijë prela. Ishin të shumta nuset që u frymëzuan prej këtij fustani për dasmën e tyre.
KATE MIDDLETON
Fustani i saj u admirua nga miliarda njerëz. U krijua nga stilistja Sarah Burton. Më së shumti ishte jaka e fustanit që bëri tendencë.
GRACE KELLY
Fustani i saj i nusërisë është njëri prej më të imituarve dhe më të dashurve në botë. Thuhet se Kate Middleton u frymëzua prej tij. Grace Kelly mbetet akoma edhe sot njëra prej nuseve të veshura më bukur në të gjitha kohërat. Fustani u krijua nga Metro-Goldwyn-Meyer Helen Rose.
LIZ TAYLOR
Një fustan ikonë është edhe ai i Liz Taylor me të cilin u martua me Conrad ‘Nicky’ Hilton Jr. Edhe ky fustan u krijua nga Metro-Goldëyn-Meyer Helen Rose.
JACKIE KENNEDY
Aristokratja Jacqueline Lee Bouvier u martua me një fustan të krijuar nga Ann Lowe, stilist afro-amerikan. Fustani ishte i mëndafshtë dhe ngjyrë e fildishtë.
KATE MOSS
Gjysmë rock dhe gjysmë vintage, kështu ishte fustani i super modeles Kate Moss. I stiluar nga John Galliano, fustani është një model i viteve ’20-të.
MBRETËRESHA ELIZABETA II E ANGLISË
Sovrania aktuale e Anglisë u martua me një fustan të thjeshtë por me shumë detaje të krijuar nga stilisti Norman Hartnell. Ai u frymëzua nga “Pranvera” Botticellit, si një simbol për rilindjen e vendit pas Luftës së Dytë Botërore.
KATIE HOLMES
Ish – zonja Cruise u martua me një fustan që mbante firmën e Armanit. Ai ishte i mëndafshtë, i dekoruar me kristale Swarovski.
LETIZIA ORTIZ
Ajo ishte njëra prje gazetareve më të njohura në vendin e saj. U martua me Princin Felipe të Spanjës me një fustan të bardhë krijuar nga Manuel Pertegaz.
NANCY SHEVELL
Dhe kush mund ta krijonte fustanin e gruas së tretë të Paul MCcartney? Stella, vajza e madhe e këngëtaret e cila është një artiste e afirmuar prej kohësh tashmë. Fustani i shkurtër i njerkës ishte i përsosur për ceremoninë civile të çiftit.
CARRIE BRADSHAW
Të ngrejë dorën kush nuk e ka dashur këtë film dhe nuk ka dashur të ishte në vendin e saj kur fotografohej për kopertinën e “Vogue”. Ja fustani i mrekullueshëm i stilistes Vivienne Westwood, një ëndërr që po realizohej më në fund. Carrie po martohej me Mr. Big!
YOKO ONO
Zonja Lennon, ditën e dasmës zgjodhi të vishte një mini fund të bardhë me çorape të gjata deri te gjunjtë, me këpucë tenisi dhe me një kapele të madhe mbi kokë. Ishte jashtë të gjitha skemave, por ata, ishin ata.
BELLA SWAN
E famshme për të gjithë fansat e sagës “Twilight”, Bella u martua me vampirin e saj të dashur Edward Cullen, me një fustan të stiluar nga stilistja venezueliane Carolina Herrera. Një fustan i thjeshtë, por me një detaj, shpinën jashtë. Një fustan i super kopjuar dhe i kërkuar nga miliona fanse në të gjithë botën.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





