

Shërbimet Sekrete Amerikane janë thuajse të bindura se regjimi sirian me shumë mundësi, ka përdorur armë kimike në një shkallë të ulët. Lajmi është bërë i ditur nga sekretari i mbrojtjes amerikane, Chuck Hagel. Shtëpia e Bardhë ka informuar Kongresin mbi raportet e 007-ave. Edhe Britania e Madhe ka informacione të pakta mbi përdorimin e armëve kimike.
“Duke patur parasysh rreziqet dhe nga sa kemi mësuar prej eksperiencave të mëparshme, vetëm vlerësimet dhe të dhënat e shërbimeve sekrete nuk janë të mjaftueshme. Vetëm kur të vlerësohen dhe të vërtetohen tërësisht atëherë do të marrim vendimet tona”, ka thënë Miguel Rodriguez, drejtori për punët legjislative të Shtëpisë së Bardhë.
Ndër të tjera ai pranon se të dhënat janë bazuar në kampione fiziologjike. Shtëpia e Bardhë është e mendimit se armët kimike të përdorura në Siri vijnë nga regjimi i Damaskut. "Mendojmë se deri tani regjimi ruan këto armë si dhe ka treguar se është i gatshëm ti përdori ato", vazhdon më tej ai.
Ndërsa në deklaratën që vjen nga Pentagoni thuhet se “nuk do të bëjmë të njëjtat ganime që bëmë në Irak kur presidenti George W. Bush nisi trupat mbi bazën e disa vlerësimeve të gabuara të shërbimeve sekrete ku thuhej se Saddam Hussein kishte armë të shkatërrimit në masë”, ka vijuar deklarata.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





