

Njësitë e Forcave Ushtarake Ajrore dhe ato të Mbrojtjes kundërajrore të Koresë së Veriut janë gati për luftë, gati për asgjësimin e plotë të armiqve.
"Sapo avionët e Forcave tona Ushtarake Ajrore të marrin urdhrin për luftë, ata do të sulmojnë armikun dhe do të fshijnë nga faqja e dheut fortesat e tij kryesore", – thuhet në deklaratën e Komandës së Forcave Ushtarake Ajrore dhe të Mbrojtjes kundërajrore të Koresë së Veriut, të përhapur nëpërmjet kanaleve të informacionit të Agjencisë Qendrore Telegrafike të Koresë.
"Nëse imperialistët amerikanë dhe shërbëtorët e tyre do të guxojnë të japin ndonjë goditje parandaluese, ata do të ndjejnë menjëherë mbi kurrizin e vet se çfarë është lufta e vërtetë bërthamore dhe goditjet shpaguese", nënvizohet në deklaratë.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





