

Policia Evropiane Europol tregon në një analizë të saj të fundit rritje të numrit të sulmeve terroriste dhe arrestime lidhur me terrorizmin në Bashkimin Evropian gjatë vitit të kaluar.
Sipas raportit të Europolit, rreziku i terrorizmit në Evropë mbetet i fuqishëm dhe i shumëllojshëm, aktivitet kryesore terroriste kryhen në internet. Vitin e kaluar në territorin e BE-së janë kryer 219 sulme terroriste, 537 persona janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në terrorizëm, përderisa 17 persona e kanë humbur jetën e tyre.
Në raportin e Interpolit citohen sulmet terroriste të aeroportit në Burgas, të Bullgarisë, sulmi në Francë në të cilin humbën jetën 14 persona dhe sulme të ndara në Belgjikë, Francë dhe Irlandën.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





