Transmetuar më 25-04-2013, 17:47

Shumë shpejt ai do të jetë Dr. Ben Affleck. Përveç një fitues i çmimit Oskar, epitetit si regjisori më i nxehtë i Hollywoodit dhe mjekroshit simpatik, Affleck tani është edhe doktor i arteve.

Krijuesi i filmit “Argo” do të pranojë titullin akademik doktor nga Universiteti Brown në 245-vjetorin e themelimit më 26 maj. Sipas faqes së kolegjit në internet, Affleck do të nderohet me titull në artet e bukura.

40 vjeçari Affleck nuk pritet të mbajë fjalim gjatë ceremonisë, pavarësisht se disa spekulime thonë se mund të ketë një fjalë rasti. Ai do të marrë titullin për punën e tij si regjisor, producent dhe aktorë në disa prej filmave më të mirë të dekadave të fundit.o.k/noa.a

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit