
Të dhënat po ngarkohen...

Në tërmetin me magnitudë 4.8 shkallë të Richterit, i cili sot në mëngjes goditi qytetin kinez Yibin, në provincën kineze Sechuan, janë plagosur 61 persona, dhe janë shkaktuar dëme të mëdha në disa mijëra shtëpi.
Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej katër kilometrave. Në materialet e televizionit kinez mund të shiheshin njerëz derisa largoheshin me vrap nga shtëpitë e tyre, citon noa.al.
Qyteti Yibin është afro 500 kilometra larg qarkut Lushan, i cili të shtunën u godit nga një tërmet i fuqishëm, me një magnitudë prej 7 shkallësh të Richterit, si pasojë e të cilit u regjistruan 200 të vdekur.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
