Transmetuar më 25-04-2013, 16:36

Një ministër indonezian propozoi shtetëzimin e plantacioneve të kanabisit për qëllime terapeutike duke ngjallur habi në vendin mysliman më të populluar të planetit, ku trafiku i drogës është i dënueshëm me vdekje.

"Pse ministria nuk parashikon menaxhimin e kanabisit mjekësor", deklaroi ministri i Ndërmarrjeve Publike, Dahlan Iskan, cituar nga agjencia publike e lajmeve, Antara.

"Kanabis mund të shërbejë për trajtimin e kancerit dhe sëmundjeve kardiake", shtoi ai.

Prononcimi i ministrit ka habitur shumë indonezianët, vend ku trafiku i drogës është i dënueshëm me vdekje.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit