Transmetuar më 25-04-2013, 18:30

Gjatët ditës së sotme banorët do të jetojnë në shtëpi të ndarë sipas grupeve për provën e javës, duke u bazuar në ndarjen e ngjyrave. Banorët janë ndarë sipas dhomave përkatëse. Joana pasi çohet shkon n krevatin e Shpendit dhe e puth atë. Duket se Joana e bën këtë gjë për të bërë xheloze Eldorën sepse ky është një veprim që jo nuk e ka bërë më parë.

Pasi zgjohen banorët fillojnë të kërcejnë dhe të bëjnë shaka të ndryshme brenda grupeve përkatëse, duke qenë se ata e kanë të ndaluar që të komunikojnë me grupin tjetër po të kalojnë në territorin e tyre.

Eldora është e vetmja banore e cila mund të shkojë në dhomën e grupit Jeshil, pasi Vëllai i Madh ia ka ngarkuar asaj detyrën për të ndërruar bateritë e mikrofonave.

E ndërsa Eldora niset të shkojë në dhomën e grupit jeshil, banorët e grupit blu, Shpendi, Elona, Joana dhe Vigani afrohen pranë dhomës së grupit tjetër dhe fillojnë që t’i provokojnë duke qeshur. Në këtë mënyrë banorët luajnë me njëri-tjetrin edhe pa e kaluar kufirin e territorit të përcaktuar nga prova, por edhe pa komunikuar me banorët e tjerë.

Më pas të gjithë banorët fillojnë të merren me punët e tyre personale të mëngjesit dhe pasi përfundojnë dalin në oborr në territoret e tyre të caktuara.

Provokimet mes banorëve vazhdojnë, në përpjekje për të fituar terren nga grupi tjetër. Ata thurin vazhdimisht planë se çfarë mund të bëjnë në mënyrë që të mos penalizohen, por njëkohësisht të bëjnë që banorët e grupit tjetër të humbasin pjesë nga buxheti i tyre.

Ndërsa Eldora dhe Elona ulen në tavolinën e ngrënies e fillojnë të bisedojnë, ndërsa janë duke ngrënë diçka. Eldora i tregon për disa reagime të Shpendit, marrë shkas nga një qejfmbetje e vogël që ka ndodhur mes tyre gjatë ditës.

Ndërkohë, në dhomat e gjumit janë fikur dritat dhe banorët shkojnë e bëhen gati për të fjetur gjumë, ndërsa vazhdojnë të komentojnë mbi rregullat e lojës e të bëjnë shaka me provokimet që janë munduar t’i bëjnë njëri-tjetrit gjatë kësaj kohe.

Pas pak Joana del sërish nga dhoma, bashkë me Viganin, pasi kërkon që të shikojë Anaidin dhe reagimin e tij pas provokimeve të saj. Ndërsa Anaidi vazhdon bisedën me banorët e grupit të tij, pa i kushtuar aspak vëmendje Joanës e Viganit.

Në anën tjetër ndodhet Elona dhe pas pak shkon edhe Vigani, të cilët këndojnë urimin për datëlindjen e mbesës së Ilirit, ndërsa Iliri nuk reagon aspak edhe pse i dëgjon. Elona çuditet shumë nga reagimi i tij dhe mënyra se si e ka përmbajtur veten pas këngës për mbesën e tij dhe këtë goje komenton edhe me Viganin.

Big Brother Albania 6, eshte nje prodhim i Top Channel dhe Digitalb

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit