Transmetuar më 25-04-2013, 16:20

Banorëve u është futur një zarf me sqarimet mbi indikacionin e radhës për sekretin “Kujdesem për ty”. Ata u janë nënshtruar një prove ku gjendet indikacioni i radhës si ndihmesë për këtë sekret. Që të kenë mundësi për ta gjetur sekretin, ata duhet të fitojnë indikacionin e radhës duke fituar disa bileta për të parë një film në kinemanë e Big Brother. Por për t’i fituar këto bileta, ata duhet të kalojnë një provë. Me fitimin e provës së karameleve, ku të gjithë banorët janë ndarë në dy grupe, banorët arrijnë të fitojnë edhe 10 bileta për në kinemanë e “Big Brother”.

Më vonë, të gjithë banorët mblidhen në dhomën e ndenjes, ku Elena u shpërndan atyre biletat për në kinema. Ata do të shikojnë një film, që do t’u shërbejë si indikacion për sekretin e radhës.

Pasi vishen e bëhen gati për në kinema, Vëllai i Madh i njofton banorët me anë të gongut që duhet të shkojnë në kinemanë “Big Brother”. Te dera qëron Iliri dhe Shpendi, të cilët presin biletat dhe i orientojnë banorët të futen brenda. Pas pak në ekran shfaqet filmi “Aromë gruaje”, të cilin banorët e shikojnë me vëmendje gjatë gjithë kohës. Ata preken gjatë shikimit të filmit, ndërsa Anaidi loton dhe mundohet të fshehë lotët, duke buzëqeshur herë pas here për të mbrojtur sekretin e tij e për të mos u zbuluar nga banorët.

Pas pak minutash, me përfundimin e filmit ata kthehen në dhomën e ndenjes, ndërsa diskutojnë lidhur me filmin dhe indikacionin.

Më pas banorët ulen në dhomën e ndenjës dhe diskutojnë lidhur me indikacionin që sapo morën gjatë shikimit të filmit “Aromë gruaje”. Ata kanë dyshime në secilin prej tyre, ndërsa Anaidi, si për t’i shpërqendruar sytë dyshues nga vetja, fillon të komentojë e të japë emra të banorëve, duke aluduar gjoja se ky indikacioni i përket njërit apo tjetrit prej tyre. Një herë përmend Elonën, duke thënë se ajo është prekur gjatë shikimit të filmit e pastaj fillon të ngacmojë Viganin e Edberin, duke u thënë se mund të jetë sekreti i ndonjërit prej tyre. Ndërsa më vonë përmend Ilirin, i cili edhe ai është prekur e ka lotuar, por më vonë përmbys mundësinë për të qenë sekreti i tij, pasi nuk i duket tip i tillë.

“Kushdo nga ju që mund ta ketë këtë sekret, është shumë gjë e bukur ndihma që mund t’i japësh dikujt”, shprehet Rikja, ndërsa banorët e kalojnë në shaka këtë diskutim mbi dyshimet që kanë.

Ndërsa Anaidi mundohet t’i shpërqëndrojë banorët nga ky sekret, duke kujtuar indikacionet e mëparshme mbi sekrete të tjera.

Më vonë ai fillon ta ngacmojë Edberin, duke e provokuar rreth sekretit që mund të ketë ai, duke i thënë: “Edber, mos je gjë binjak?”. Më pas ata aludojnë mbi sekretet e ndryshme që mund t’i përkasin secilit prej tyre, ku Anaidi shpreh një siguri se do të arrijë t’ia gjejë sekretin Edberit. Ata vazhdojnë të bëjnë shaka për njëri-tjetrin, duke pritur zarfin për Provën Javore.

Big Brother Albania 6, eshte nje prodhim i Top Channel dhe Digitalb

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit