

Beograd, 25 prill 2013, NOA.al- Presidenti i Serbisë Tomslav Nikoliç ka kërkuar falje për krimet e kryera në “emër të kombit” në Srebrenicë.
Këtë falje Nikoliç siç raporton noa.al e ka bërë nëpërmjet një video të postuar në YouTube, duke i paraprirë një interviste të dhënë në televizionin boshnjak BHRT, e cila do transmetohet në 7 maj.
Vetëm një vit më parë Nikoliç mohoi që masakra e 8 mijë myslimanëve të ishte bërë nga forcat e armatosura serbo-boshnjake të drejtuara nga komandanti Ratko Mlladiç, i cili tashmë ndodhet i akuzuar në gjykatën penale për krime lufte në ish-Jugosllavi.
Në masakrën e Srebrenicës së vitit 1995, u vranë afro 8 mijë burra e djem myslimanë nga forcat serbe.a.y/noa.al
Nënat e Srebrenicës shkojnë të protestojnë në OKB
SHBA: Nikoliç s’mund të mohojë gjenocidin në Srebrenicë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





