

Dukesha e Cambridge Kate Middleton e cila në muajin korrik pritet të bëhet nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë trashëgimtarin e fronit mbretëror duket se nuk ndikohet fare nga barku i rritur për të ruajtur hijeshinë e saj.
Me të parin fustan tamam për shtatzëni, bashkëshortja e Princit Uilliam është ndalur për të parë portretin e të shoqit.
Edhe pse nuk shquhet për ndonjë bark të madh si një femër 6 muajshe shtatzënë, me një fustan bojëqielli të hapur, Kate dukej ëmbël si një nënë në pritje.
Fotografitë që sjell bashkëngjitur agjencia noa.al, tregojnë dukeshën tek National Portrait Gallery, duke parë portretin e princit Uilliam.
Kate mori pjesë në këtë eveniment të galerisë nën emërtimin “The Art Room”, një mbrëmje bamirësie ku nëna e ardhshme nuk mund të mungonte.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





