Transmetuar më 25-04-2013, 10:44

Autobuset e vjeter dhe ata te rinj

Tiranë, 25 prill 2013, NOA.al/Arjola Ymeraj- Nuk ka banorë të Tiranës që të paktën një herë të mos i ketë rënë rasti të udhëtojë me autobusët mjeranë të linjës Kombinat-Kinostudio, ku krahas vjetërsisë së tyre shërbimi linte shumë për të dëshiruar.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha deklaroi se nga dita e sotme 20 autobusë të rinj do të shërbejnë në linjën Kombinat-Kinostudio, duke u dhënë fund mundimeve të kaluara me autobusët e vjetër.

“Sot për banorët e linjës Kombinat- Kinostudio është një ditë e veçantë, pasi përmbushet një premtim për zëvendësimin e linjës ekzistuese të autobusëve të vjetër të ndërmarrjes së transporti, me autobus të rinj të sapo ardhur. 20 autobusë të tillë me të gjithë parametrat modernë nisin sot punën, ndërsa 16 të tjerë pritet tu bashkohen në ditët në vijim. Këta autobusë do të shërbejnë pa ndërprerje nga ora 5.00 e mëngjesit deri në 24.00 në verë dhe nga ora 5.30 e mëngjesit deri në 23.00 gjatë dimrit, duke ofruar një standard të ri shërbimi sikundër e meritojnë mijëra banorë të Kombinatit apo Kinostudios”, deklaroi Basha citon noa.al.

Gjithsesi ai kujtoi se pavarësisht këtij premtimi të mbajtur Bashkia e Tiranës vazhdon me projektin teknik për vendosjen e linjave të tramit.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit