Transmetuar më 25-04-2013, 09:47

Janelly Martinez-Amador nga Antioch, Tennessee konsiderohet si një mrekulli, e cila vazhdon të jetojë pa problem, falë një terapie eksperimentale të kryer nga ana e mjekëve.

Vogëlushja kishte lindur pa kocka, e njohur ndryshe si sindroma e hypophosphatasia, ndërsa falë një aparature eksperimentale skeleti i brishtë mund të thithë kripëra minerale duke forcuar kështu kockat.

Martinez-Amador siç raporton noa.al iu nënshtrua një terapie eksperimentale e njohur si asfotase alfa, në moshën 3 vjeçare duke zëvendësuar enzima në mënyrë që të rindërtohej skeleti dhe pjesa që i mungonte.

Katër vjet më vonë, tashmë 7 vjeç vogëlushja është në gjendje të ulet në karrocë, të shkojë në shkollë dhe të ketë një jetë energjike.

Mjekët shprehen se së shpejti shpresojnë që ti heqin një tub të frymëmarrjes për të testuar aftësitë e shëndetit të saj.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit