Transmetuar më 25-04-2013, 09:29

Jennifer Respicio

Jennifer Respicio, një 14 vjeçare nga Del City, Oklahoma akuzohet për vrasje të shkallës së parë, pasi pranoi në polici se kishte vrarë djalin e saj 7 muajsh.

Respicio kishte çuar djalin e saj, Jaiden në spitalin e fëmijëve, ku dhe iu komunikua vdekja e tij për shkak të dëmtimeve të shumta.

Nga ana e policisë siç raporton noa.al, thuhet se shenjat e dhunës mbi kufomën e njomë të vogëlushit, ishin të njëjta me ato të rrahjes dhe mbytjes.

Sakaq babai i Jaiden, një djalë 15 vjeçar i cili është identifikuar tashmë, ka mohuar të këtë gisht në vrasjen e fëmijës.

Dyshohet se ka qenë vetë 14 vjeçarja e bërë nënë në moshë fare të mitur, ajo që e ka rrahur fëmijën e saj deri sa i ka shkaktuar vdekjen, për shkak se lodhej me të dhe nuk e kujdeste dot.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit