Transmetuar më 25-04-2013, 08:16

Vdiq 5 vjeç nën rrënojat e tërmetit të fuqishëm që të shtunën e kaluar goditi provincën jugperëndimore në Sichuan në Kinë. Bëhet fjalë për një vajzë të lindur gjatë katastrofës së tërmetit të vitit 2008 që lëkundën provincën jugperëndimore kineze, duke shkaktuar 88 mijë të vdekur.

Wen Yanxia siç raporton noa.al lindi me operacion në 13 maj të vitit 2008, vetëm një ditë pas tërmetit. Ishte fat asokohe shpëtimi bashkë me nënën që e mbante në bark.

Dita e lindjes ishte parashikuar më 12 maj por tërmeti me magnitudë 8 ballë, e shtyu lindjen me një ditë. Ajo u quajt me fat pasi shumë vetë nuk arritën ti mbijetonin tërmetit, ndërsa ajo ia kishte dalë.

Por ironia e fatit e donte që ajo të gjente vdekjen të shtunën, kur tërmeti i fuqishëm shembi gurët e shtëpisë së saj në kontenë e Lushan, ndërsa ajo bashkë me familjarët të cilët mbijetuan, po mundoheshin të arratiseshin.

Vajza u shtrua në spitalin e Yaan, por gjeti vdekjen si rrjedhojë e plagëve të marra.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit