






Ndonjëherë mjafton shumë pak për të qenë fashion. Një gërshet? Do të thoja po. Shihni modelen që po shkëlqen për momentin. Është Crystal Renn, e cila për fushatën e Free People të markës Urban Outfitter ka zgjedhur të shfaqet si një Rapunzel moderne në versionin casual, me një gërshet të gjatë, të vendosur anash.
Modelja është bërë e famshme jo vetëm për punën dhe bukurinë e saj por edhe për faktorin peshë. Për vite ajo ka lëvizur nga masa 8 te 16.
Të gjitha peripecitë me kilet I ka rrëfyer në librin e titulluar “Hungry”. Projektet e saj janë të shumta. Mes tyre është edhe një linjë veshjesh për forma të ndryshme trupore.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





