

Elena dhe Shpendi ndodhen pranë pishinë dhe Shpendi e pyet Elenën se përse ajo dhe Vigani janë distancuar nga njëri-tjetri. Ata të dy sonte nuk kanë fjetur bashkë dhe Vigani po i qëndron larg Elenës. Ajo mundohet që t’i shpjegojë arsyen Shpendit, por ai i thotë se kjo është diçka që u përket atyre dyve. Pranë tyre, ndodhet edhe Vigani i cili qëndron i ulur buzë pishinës me këmbët në ujë dhe pothuajse nuk i flet fare Elenës. Shpendi pyet Viganin dhe ai i përgjigjet “kur dikush të nominon do të thotë se nuk të do më në këtë shtëpi”.
Elena i thotë Shpendit se ajo e nominoi Viganin sepse kishte vetëm tre mundësi për të nominuar, Eldorën, Joanën dhe Viganin dhe ishte e detyruar që të zgjidhte Viganin dhe Eldorën. “Viganin e zgjodha sepse s’kisha kë zgjidhja tjetër” thotë Elena, ndërsa Shpendi i thotë “po Eldorën pse e dominove?”. Elena mundohet t’i shmanget pyetjes së tij dhe Shpendi i thotë “aha e kuptova”. Vigani është mërzitur me Elenën sepse ajo e ka nominuar dhe se ai është banori me të cilin Elena qëndron shumë pranë, madje fle edhe me të.
Elena nga ana tjetër është e acaruar dhe justifikohet me faktin se ajo ka shumë afrimitet më shumë me Joanën. Shpendi i thotë Elenës se ai me Eldorën kanë marrëdhënie jo aq të afërt sa Vigani me Elenën dhe nëse do të marrë vesh që Eldora mund ta ketë nominuar, do të mërzitej shumë me të.
Shpendi futet në pishinë me Anaidin, ndërsa Vigani shprehet i zhgënjyer “Nuk e kisha prit se do të më nominoje”.
Si përfundim Vigani nuk arrin të sqarohet me Elenën, por çohet dhe lahet në pishinë bashkë me Anaidin dhe Shpendin.
Big Brother Albania 6, eshte nje prodhim i Top Channel dhe Digitalb
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





