Transmetuar më 24-04-2013, 21:49

Imazhe tronditëse vijnë nga Kina. Një baba, është fotografuar teksa ka dashur të transportojë mbetjet e trupit të pajetë të vajzës së tij dy vjeçare në një çantë udhëtimi. Ai ka futur kockat e së voglës për ti kthyer në shtëpi me autobus, pasi nuk mund të përballonte një makinë të përshtatshme për këtë rast.

Yang Cheng, 35 vjeç dhe bashkëshortja Lin Sun pasi kanë mbledhur në morgun e spitalit eshtrat e të bijës Li janë drejtuar për në stacionin e autobusave.

Megjithatë, plani i çiftit dështoi kur pasi kaluan në skaner çantën, forcat e sigurisë zbuluan që aty gjendeshin eshtrat e fëmijës.

Menjëherë Yang u shoqërua në polici për t’u marrë në pyetje. Babai i vajzës që ndërroi jetë pas një sëmundjeje në duar këmbë dhe gojë u tha se ishte i dëshpëruar pasi nuk ishte në gjendje të përballonte një makinë varrimi.

Burri u lirua nga policia e më pasi mori një taksi për të shkuar në shtëpi.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit