

Mediat amerikane komentuan se ajo është ndarë pak ditë më parë nga Avi Snow, por Lindsay Lohan duket se ka lëvizur menjëherë.
Aktorja është fotografuar së bashku me producentin saudit, Mohammed Al Turki të martën në mbrëmje.
Çifti u fotografua në Broadway show The Orphans në New York City, ku Lindsay duket se kaloi një periudhë zbavitëse, para se të nisë seancat e rehabilitimit në 2 maj.
Lindsay e veshur me pantallona të zeza të ngushta dhe bluzë ngjyrë krem, tërhoqi sërish vëmendjen e fotografëve me transparencën e saj, përmes së cilës dukeshin hapur reçipetat.
Edhe pse nuk u pa asnjë veprim i dyshimtë mes tyre, zërat e parë përhapën se mes Lindsay dhe Mohammed mund të ketë lindur diçka.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





