Transmetuar më 24-04-2013, 19:59

“Nëse vajzat e mia do bëjnë tatuazh, atëherë edhe unë dhe Michelle do bëjmë të njëjtën gjë”.

Me këto fjalë Barack Obama në një intervistë televizive ka treguar strategjinë e tij si “baba i parë” i Amerikës, për të evituar që Sasha dhe Malia të mos bëjnë shenja në lëkurë.

Ai shkon më tej duke thënë se, “Ne u kemi thënë vajzave që nëse do vendosin për të bërë tatuazh, dijeni se edhe unë dhe mami do të bëjmë tatuazh në të njëjtin vend dhe me të njëjtën përmbajtje. Kështu që mund të shkojmë në Youtube dhe të tregojmë tatuazhin familjar”.

Ndër të tjera Kreu i Shtëpisë së Bardhë shprehet se do preferonte më shumë që vajzat e tij të mos bënin tatuazh, por gjithsesi nëse do kishin dëshirë për të bërë diçka të tillë nuk do i pengonte, madje do bashkohej edhe ai me to.

Gjithsesi nuk dihet nëse Obama i ka thënë seriozisht këto fjalë, pasi në të kundërt do të rezultonte vërtetë një prind i kohës që ecën me trendet e fundit.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit