Transmetuar më 24-04-2013, 15:57

Banorët në Bigr Borther komentojnë marrëdhëniet me njeri-tjetrin dhe raportet që kanë ndërtuar brenda në shtëpi. Eldora dhe Rikja qëndrojnë në diell duke marrë rreze dhe gjatë kësaj kohe bisedojnë me njëra-tjetrën për gjëra të ndryshme. E ndërsa Eldora tregon për mbesën e saj, përpara tyre kalon Joana e cila bën një ecje provokuese për vajzat, por ato nuk reagojnë.

Joana i provokon shpesh vajzat duke kërkuar që ato të komentojnë atë, por në përgjithësi Eldora, Rikja dhe Elona qeshin në mënyrë tallëse me veprimet e Joanës. Edhe këtë herë Rikja qesh teksa sheh veprimet e Joanës, ndërsa Eldora shpreh neveri për këtë lloj sjellje.

Pasi kalon përpara vajzave, Joana thërret në emër Shpendin duke u munduar që të imitojë Eldorën.

Eldora fillon që t’i tregojë Rikes se Joana ka disa ditë që mundohet që ta provokojë vazhdimisht. Ajo tregon një moment që Joana për të bërë xheloze Eldorën ishte afruar me Shpendin dhe kishte filluar të tregohej shumë e afërt me të duke e puthur. “Ajo e bëri për të më bërë mua xheloze, po se çfarë lidhje ka kjo nuk e di” thotë Eldora dhe më pas shton “përveçse më acaron me këto sjelljet dhe veprimet e saj prej koti që shtiret gjatë gjithë kohës, për mua asnjë efekt tjetër nuk më bëjnë provokimet e saj”.

Big Brother Albania 6, eshte nje prodhim i Top Channel dhe Digitalb

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit