Transmetuar më 24-04-2013, 15:07

Tiranë, 24 prill 2013, NOA.al Deputeti socialist Taulant Balla u deklarua fajtor nga Gjykata e Tiranës lidhur me padinë e ngritur nga Ministri për Inovacionin, Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit, Genc Pollo.

Ministri e kishte paditur për shpifje deputetin socialist duke kërkuar si dëmshpërblim një milionë lekë të reja, lidhur me deklaratat e bëra nga Balla në Kuvend, për rryshfet dhe abuzim me detyrën, sa i takon favorizimit të dhënies së lejeve për fibrat optike.

Por në vendimin e dhënë gjykata e Tiranës siç raporton noa.al u dënua vetëm me 30 mijë lekë të reja, shumë e cila do ti kalojë kreut të MITIK pas provimit të pafajësisë së tij lidhur me akuzat e pretenduara nga deputeti Balla.

Në përfundim të seancës avokati mbrojtës i Taulant Ballës deklaroi se drejtësia po punon me dy standarde, pasi sipas tij ligjvënësit e opozitës gjithnjë dënohen ndërsa ata në mazhorancë dalin të pafajshëm.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit