Transmetuar më 24-04-2013, 14:14

Vjenë, 24 prill 2013, NOA.al- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i ndodhur për një vizitë zyrtare në Vjenë ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE Lamberto Zannier.

Duke komentuar në Twitter këtë takim Rama shkruan, “Drekë pune në Vjenë me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE Lamberto Zannier: Zgjedhjet si provë për Shqipërinë dhe kriza e KQZ objekt i bisedës së frytshme”.

Nga ana e tij pas takimit Zannier është shprehur se, “Unë kam shpresë se zgjedhjet që po afrojnë do të kontribuojnë në zhvillimin e një bashkëveprimi konstruktiv ndërmjet forcave politike shqiptare dhe në forcimin e qeverisjes demokratike. Dëshiroj të theksoj se pres që të gjitha palët të kontribuojnë për të sjellë nivelin e pritshëm të ligjshmërisë dhe besueshmërisë në procesin zgjedhor, duke nisur nga sigurimi i një anëtarësie domethënëse dhe të plotë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Unë besoj se Kodi Zgjedhor i ndryshuar në vitin 2012 përbën një bazë të shëndoshë për mbajtjen e zgjedhjeve të mira.”a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit