Transmetuar më 24-04-2013, 12:42

Shkup, NOA.al/Naser Pajaziti – Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë që ndodhi mbrëmë në afërsi të qytetit të Manastirit në juglindje të Maqedonisë.

Siç mësoi noa.al nga informacionet e policisë në terren, aksidenti ka ndodhur nga përplasja e një autobusi dhe një maune. Në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë shoferi i maunës, 23 vjeçari Aleksandër.M. Në gjendje të rëndë është edhe shoferi i autobusit dhe udhëtarë të tjerë. Lëndime të rënda kanë pësuar edhe dy bashkudhëtarë të tjerë që kanë qenë në maune.

Ministria e Brendshme bëri të ditur se po heton shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa jozyrtarisht mësohet se dy automjetet kanë humbur drejtimin nga lagështia në rrugë. /n.p/o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit