

Prishtinë NOA.al/Tinka Kurti – Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi nuk e ka mohuar se që t’i lejohet Forcës së Sigurisë së Kosovës të shpallet ushtri duhet “Mbrojtja Civile” të angazhohet në të.
“Mbrojtja Civile” është formacioni i serbëve të veriut që është krijuar si rezultat i shkrirjes së disa organizatave paraushtarake atje. Sipas pikës 8 të marrëveshjes së arritur në Bruksel do të duhet t’u ofrohet vend në strukturat institucioneve legjitime të Kosovës dhe që është FSK-ja.
FSK-ja e kishte edhe më herët kriter të vendosur se duhet ta plotësojë kuotën prej 10 për qind të pjesëtarëve të kësaj force të jenë nga komunitetet. Me rekrutimin e pjesëtarëve të “Mbrojtjes Civile”, mund të arrihet plotësimi i këtij kriteri.
“Mbrojtja Civile”, që në serbisht quhet “Civlina Zastita”, ka sfiduar vite me radhë shtetin e Kosovës duke bërë roje në veri duke bërë të pamundur ndërhyrjen e institucioneve të vendit atje dhe qarkullimin e shqiptarëve të cilët kanë ende shtëpitë e tyre në veri, por janë të shpërngulur në shkurt të vitin 2000. Natën që shqiptarët u shpërngulën nga veriu, ishin vrarë 11 shqiptarë dhe plagosur dhjetëra të tjerë./t.k./o.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





