

Prishtinë NOA.al/Tinka Kurti – Seanca e procesit gjyqësor në ngarkim të deputetit Fatmir Limaj dhe nëntë bashkëpunëtorëve të tij në rastin “Kleçka”, ku akuzohen për krime lufte, po vazhdon edhe sot.
Sot pritet të dëshmojë dëshmitari A, i cili ka kërkuar që t’i zbulohet identiteti dhe është ish-shefi i shërbimit juridik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sokol Dobruna.
“Nuk pranoj të jem dëshmitar i prokurorisë, por kjo nuk do të thotë se nuk do të përgjigjem të gjitha pyetjeve të prokurorit”, ka thënë Dobruna. Dëshminë e tij e ka interpretuar avokati mbrojtës i Limaj, Tahir Rrecaj, i cili tha se “kjo dëshmi vërteton se Limaj nuk mban përgjegjësi për akuzat të cilat janë të ngarkuara nga prokurori Maurizio Salustro.”
Gjithsej janë 13 dëshmitarë në këtë rast.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktkuzë kundër Limajt dhe nëntë ish bashkëluftëtarëve të tij, për vepra të cilat supozohet të jenë kryer nga fillimi i vitit 1999 deri në mesin e qershorit 1999, kundër civilëve serbë dhe shqiptarë, si dhe kundër pjesëtarëve të burgosur të ushtrisë serbe dhe policëve serbë të mbajtur në një qendër të improvizuar paraburgimi nga UÇK-ja, e cila ndodhej në fshatin Kleçkë./t.k./o.k/noa.al./
Rasti “Kleçka”, Fatmir Limaj sërish në gjykatë
Gjyqi ndaj Fatmir Limaj, përplasen prokurori i EULEX me mbrojtjen
Kosovë, EULEX ka akuzë tjetër për Fatmir Limajn
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





