Transmetuar më 24-04-2013, 11:19

Durrës, Noa.al – Mos shlyerja e borxhit ka shtyrë një person nga qyteti i Shijakut të të qëllojë me armë në drejtim të banesës së fqinjit të tij, në fshatin Gjepalaj në Shijak.

Policia i tha noa.al se, u bë e mundur të shmanget ngjarja e rëndë pasi njoftimit në Sallën Operative se Blerim Gjepali, 37 vjeç po qëllonte me armë zjarri në drejtim të banesës së 52-vjecarit, B.Gj.

Forcat e policisë, të mbështetur edhe nga shërbimet RENEA  arritën të vendosin negocim me shtetasin e armatosur i cili paraqiste shkallë të lartë agresiviteti. Sipas njoftimit të policisë, u arrit të ndërhyhet duke bërë të mundur neutralizimin e personit të armatosur. Në vend u bllokua arma e zjarrit automatik model 56, e pajisur me krehër dhe në gjendje të armatosur (me fishek në fole). Policia konfirmoi se ishin arsye tejet banale, mos dhënia e një borxhi në të holla të marrë kohë më parë që kishin shtyrë Gjepalajn të ndërmerrte atë veprim. o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit