

Tiranë, 24 Prill 2013, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e mërkurë, 24 prill 2013.
Gazeta “Panorama” ka këto tituj kryesorë: “S’janë deputetë aleatët jashtë listës së PS, AK vendos 6 kushte.”
Tituj te tjerë të kësaj gazete: “Arvizu:Të ristrukturohet KQZ, Presidenca dhe SHISH janë të politizuara”
“Dështojnë negociatat me Topin, PD firmos me 23 parti”Aleancën për punësim e mirëqënie”
“Dekretet e Presidentit, fyerje mes Majkos e Rusmalit.”
Gazeta “Koha Jonë” ka në faqen e saj të parë këto tituj; “Berisha: E djathta e bashkuar, koalicioni më i madh historik. Nga 35 parti gjithsej që morën pjesë në zgjedhjet e kaluara, 24 prej tyre shkojnë tek koalicioni i udhëhequr nga Berisha. Synimi, një e ardhme më e mirë për shqiptarët. FRD e Topit dhe AK e Spahiut vendosin daljen vetëm.”
Tituj të tjerë janë: “Fyle: Keqardhje që statusi mbeti peng i 3 ligjeve.”
“PR merr anëtarët e LSI në KZAZ-të.”
“Rriten tarifat e sigurimit për të vetëpunësuari.”
“BB: Rritja ekonomike në Shqipëri, mbi 2 për qind gjatë vitit 2013.”
“Shtiret si drejtor shkolle, sulmon me sëpatë nxënësin në klasë.”
“Tortura deri në vdekje priftit italian, kapen 3 shqiptarët e dyshuar.”
“Gazeta Shqiptare” ka këto tituj në faqen e saj të parë: SHBA: Plotësoni KQZ shkarkohen 89 anëtarët e LSI në KZAZ. Tryeza në Washington, Jonathan Moore ”replikon” me John Withers."
Tituj të tjerë të kësaj gazete: “Zbardhet pakti i PD-së me 23 parti. Berisha: Fitorja më e thelle pas’92.”
“Halim Kosova:1 miliardë lekë tendera u bënë brenda një nate”
“Formulari A1Z, publikohet udhëzimi si duhet plotësuar.”
Gazeta “Mapo” ka në faqen e saj të parë këto tituj; “Topi nuk hyn në koalicionin e djathtë, Spahiu afat te PS deri në 4 të mëngjesit.”
Tituj të tjerë janë: “Moore: Opozita s’votoi reformat për integrimin.
Arvizu: KQZ e re për Zgjedhje.”
“Kriza transferohet në Ballkan, BB: Urgjencë rritja e punësimit.”
“Letërsia shqipe para ‘gjyqit’, Blushi-pedagogëve: Jeni të politizuar.”
“KQZ refuzon kërkesën e LSI për anëtarë në KZAZ.”
Gazeta “Shqiptarja.com” ka si tituj kryesore; “Arvizu: Nishani, KQZ e SHISH të politizuara. Diplomati: Me këtë KQZ nuk mund të kemi zgjedhje. Me Podestën kemi bashkëjetesë paqësore. Unë përfaqësoj SHBA dhe ata qeverinë e Shqipërisë. Moore: Mosfunksionimi i KQZ rrezikon procesin .”
Tituj të tjerë janë: “Banorët “përleshje” me policinë. Zv.drejtori i policisë deputetit Tahiri: Të këpus qafën. Ja debati i plotë.”
“Rama firmos me 37 parti, Berisha mbledh 24 aleatë.”
“Majko Rusmajlit: Ti je karagjoz. Kreu i ligjeve: Nuk të shoh filxhanin.”
“Halimi mjekëve: Do e zgjidhim më mirë.”
“Vranë priftin italian, në pranga tre shqiptarë.”
Të nderuar lexues, për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruar tek email [email protected]. o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





