

Këshilla edhe për probleme si: Dhimbja e kokës, lëkura e tharë, inflamacioni i mukozës (kandidaza), inflamacioni i fshikëzës së urinës, goja e tharë, duar të vrazhda, lodhja, shputa të ashpra dhe tretja e dobët e ushqimit
Stina e pranverës ku jemi por edhe ajo e verës që po afron, janë ndër problematiket për prekjen nga virusi i gripit e shpesh së bashku me të edhe sëmundjet e ndryshme që shkaktohen si pasojë e saj.
Ajo që duhet të bëjmë fillimisht, me qëllim parandalimin e këtyre virozave, është që të kujdesemi sa më shumë për veten dhe shëndetin tonë.
Mjekët këshillojnë se në rastin më të parë të shfaqjes së ndonjë sëmundjeje viroze të stinës, duhet të këshillohemi me mjekun e familjes ose të lagjes për të marrë barna nga farmacia.
Por, përpara duhet të jemi të përgatitur që situatave të tilla t"i bëjmë parapritë edhe vetë.
Sipas specialistëve të mjekësisë, e rëndësishme është që të mos vrapojmë menjëherë në farmacinë më të afërt dhe të marrim prej tyre medikamentet përkatëse sa herë që na dhemb koka apo stomaku.
Në të tilla raste, medikamenti kryesor jemi vetë ne.
Sipas tyre, "në radhë të parë, duhet të tregohemi të kujdesshëm me veshjen tonë, pra, sa më mirë të jemi të veshur aq më pak problematikë dhe të ndjeshëm bëhemi nga sëmundjet e ndryshme që shfaqen sidomos në stinën e dimrit". Mjekët theksojnë se kur gripi afrohet tek ju, arrini ta kuptoni ndaj edhe duhet ta parandaloni dhe si masë e parë është mbajtja e trupit ngrohtë pavarësisht nëse jashtë është vapë.
Mjeket shprehen se ilaçi për probleme të vogla shëndetësore, të cilat nuk paraqesin probleme madhore për ne mund të gjendet në dollapin e kuzhinës suaj".
Kështu nisur nga ky fakt, ata japin edhe disa këshilla që mund të na ndihmojnë në raste të tilla.
Dhimbja e kokës
Në rast se dhimbja e kokës është në fazën e parë të saj, atëherë këshillohet që të përdoret një garzë e pastër për të lidhur kokën në pjesën e ballit.
Një aplikim tjetër i rëndësishëm është që të shtrëngoni me gishtin e madh dhe me gishtin tregues të dorës rajonin ndërmjet vetullave në ballë dhe t"i bëhet një masazh i lehtë pjesës së tëmthave.
Kjo shtypje duhet të përsëritet me secilën dorë për dy minuta me radhë. Përsëriteni këtë veprim edhe në dorën tjetër. Ky masazh akupresure kineze u rekomandohet edhe grave shtatzëna.
Lëkura e tharë
Ju ndoshta nuk e dini, por bima tropikale ‘Aloe" në raste të tilla bën mrekulli. Për t"ia kthyer lagështinë lëkurës, përdoreni lëngun që keni shtrydhur nga fletët e kësaj bime dhe masazhoni me shputën e dorës të gjithë pjesët e trupit tuaj.
Inflamacioni i mukozës (kandidaza)
Fletët e kumakut hidhini në ujë të valuar dhe lërini që të ftohen dhjetë minuta. Nxirrini fletët dhe shtojini dy pika lavande, ndërkaq me të shpërlajeni rajonin e goditur. Jogurti i thjesht gjithashtu ndihmon në zbutjen e djegieve dhe të kruarjeve. (Të gjitha këto preparate gjenden në farmaci).
Inflamacioni i fshikëzës së urinës
Mjekët shpjegojnë se për shmangien e këtij problemi këshillohet të pihet sa më tepër lëngje ose në mungesë të tyre ujë. Kjo pasi lëngjet i lehtësojnë simptomat e cistiteve. Lëngu nga belushi gjithashtu ka efekt të mirë. Në qoftë se inflamacioni zgjat…atëherë drejtohuni tek mjeku përkatës.
Goja e tharë
Në qoftë se lëngjet e frutave apo uji nuk mund t"ju zbusë tharjen e gojës, shtoni brenda ujit apo lëngut të frutave disa feta limoni. Limoni ka shije të thartë, ndaj do të nxisë krijimin e jargëve, (pështymës) dhe do të zbusë tharjen e gojës.
Duar të vrazhda
Në rast se keni provuar të gjitha llojet e kremrave që dispononi dhe rezultati është i njëjtë, atëherë ka një zgjidhje. Lëkura e tharë dhe e vrazhdë e duarve mund të kurohet me përzierje të patates së grimcuar dhe vajit të ullirit. Thjesht, vëreni tretjen në lëkurë, lëreni dhjetë minuta dhe pastaj lajeni.
Lodhja
Dhjetë pika vaj rigoni, 15 pika të bimës Litsea Cubeba dhe pesë pika vaj mendre përzieni në një bazë vaji bajameje. Hidhini disa pika të kësaj tretjeje kur bëni banjë, i cili do t"ju relaksojë shumë.
Shputa të ashpra
Fjala është për infektimin me ‘kërpudhën’, e cila më së miri rritet në ambientin e ngrohtë dhe me lagështi. Lajini rregullisht shputat dhe thajini mirë (posaçërisht rajonet ndërmjet gishtërinjve) dhe sëmundja do të eliminohet brenda pak javësh.
Shfrytëzojeni vetëm peshqirin tuaj, në mënyrë që sëmundja të mos bartet te personat e tjerë, apo të mos infektoheni nga të tjerët.
Ndërkohë, për t"i qetësuar plasaritjet në shputa, në një enë me ujë hidhni dy lugë uthull molle dhe lagini shputat dhjetë minuta.
Tretja e dobët e ushqimit
Të gjithë jemi të predispozuar të kemi probleme me organin tretës. Kjo për shumë arsye, por kryesorja, mënyra e keqe e të ushqyerit.
Për t"i bërë ballë një situate të tillë atëherë merrni një xhenxhefil të freskët të grimcuar hidheni në një gotë me ujë, pastaj futeni në një enë, mbulojeni dhe zieni pesë minuta në zjarr të lehtë. Kullojeni dhe pijeni.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





