

Prishtinë 23 Prill 2013 NOA.al/Tinka Kurti- Asnjë marrëveshje nuk është arritur në takimin e liderëve që kanë biseduar për reformën zgjedhore. Ata ishin të thirrur nga kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli. Takimi është mbajtur në Kuvendin e Kosovës. Ndërkaq, pika ku më së shumti përafrohen qëndrimet është ajo që Presidenti të zgjidhet nga populli. E vetmja prej subjekteve është Lëvizja Vetëvendosje! e cila kërkon të zgjidhet nga Kuvendi dhe jo direkt.
Më herët liderët ishin pajtuar për zonën zgjedhore ku kanë vendosor vetëm për një zonë zgjedhore dhe jo më shumë. Kurse listat e votimeve do të jenë të hapura. Kurse vendet e rezervuara për pakicat kundërshtohen nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje!.
Përfaqësuesi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosoës Avni Arifi e kishte lëshuar takimin demonstrativisht në shenjë të pakënaqësisë se si po shkonte takimi. “Këto takime janë të kota. AAK-ja tërhiqet prej këtyre takimeve por nuk tërhiqet prej reformës zgjedhore”, kishte thënë Arifi.
Derisa dallimet në qëndrime mbesin të thella, deri tani janë mbajtur disa takime dhe ende vazhdojnë të mbesin çështje të hapura si zgjedhja e presidentit, përbërja e Komisionit Qendror Zgjedhor dhe vendeve të rezervuara./t.k./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





