
Të dhënat po ngarkohen...

Tom Cruise është një njeri normal, pavarësisht famës së madhe që ka. Kështu ka deklaruar Olga Kurylenko, aktorja që së bashku me të ka interpretuar në filmin më të ri “Oblivion”.
“Nuk e kisha takuar asnjëherë më parë Tomin, e madje asnjë prej miqve të mi nuk e njihte personalisht. Dija vetëm që ishte një aktor i madh një super yll”, ka thënë Kurylenko.
“Isha shumë e nervozuar por ai më më bëri të ndihem shumë mirë. Është një njeri krejtësisht normal aq sa nuk të duket sikur përpara ke një yll të kinematografisë. Është shumë njerëzor. Puna me të ka qenë fantastike. Ai kujdeset për të gjithë stafin”, ka thënë ajo.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
