

Alenaca Demokristiane ka firmosur në mbrëmje marrëveshjen e koalicionit me Partinë Socialiste. Zef Bushati, kreu i ADK-së ka firmosur marrëveshjen me Partinë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme në 23 qershor.
Ai ka deklaruar se nuk e arritën dot marrëveshjen me Partinë Demokratike dhe se të gjithë duhet ta nisin fushatën nga pika zero. “Programi i rilindjes i përshtatet edhe Aleancës Demokristiane”, ka thënë ai.
Ndërkaq, gjatë konferencës për shtyp të mbajtur mbrëmjen e sotme, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka deklaruar se Aleanca Demokristiane është një forcë me integritet që i shtohet koalicionit të Partisë Socialiste. “Tespijet e plakut Mere do të shpërbëhen në zgjedhjet e 23 qershorit”, ka deklaruar ai.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





