

Profesori i latinishtes e akuzon se nxënësja ka treguar gjatë një provimi dhe për ta ndëshkuar e ka mbyllur në një dollap.
Viktima është një vajzë 15 vjeçare, nxënëse në një gjimnaz në Oristano, Itali. Për drejtorinë e shkollës ka qenë vetëm “një shaka me shije të keqe”, ndërsa familjarët e nxënëses janë ankuar për sjelljen e profesorit.
Sipas disa dëshmive, profesori i kishte kërkuar një tjetër nxënëseje të godiste me shkelma dollapin ku gjendej vajza, por me sa duket ajo nuk kishte pranuar.
Adoleshentja është kthyer në shtëpi duke qarë pasi ndihej e poshtëruar. Ajo i ka treguar gjithçka prindërve të cilët e kanë denoncuar rastin në drejtorinë e shkollës. Pas ngjarjes, profesori nuk do të japi më mësim në klasën e vajzës.a.h/noa/al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





