Transmetuar më 23-04-2013, 21:17

Dalai Lamës nuk do ti vinte aspak keq nëse pas tij do të jetë një grua që do ta pasojë. Kështu ka thënë ai në një intervistë për “Channel 4” në Angli.

Pyetjes së gazetarëes nëse do ti pëlqente që pas tij të vinte një grua, lideri shpirtëror budist është përgjigjur “po”.

“Mendoj se do të ishte diçka e mirë sepse biologjikisht gratë janë më të prirura të zhvillojnë dashurinë dhe dhembshurinë drejt të tjerëve”, ka shpjeguar ai.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit