Transmetuar më 23-04-2013, 23:52

Kanë kaluar së bashku plot katër ditë dhe tri net, gjithçka në mënyrë vullnetare, vetëm për të kuptuar se si ishte jeta në burg. Por edhe se çfarë do të thotë në të vërtetë ta dërgosh dikë prapa hekurave.

Protagonistë të këtij “eksperimenti” kanë qenë 60 studentë gjermanë të drejtësisë, shoqëruar edhe nga 20 pedagogë të tyre si edhe anëtarë të stafit të universitetit, të cilët e kanë mbyllur veten e tyre në burgun e Oldenburgut në Gjermani.

Kështu, gjykatësit ose avokatët e ardhshëm dhe profesorët e tyre nga universitetet e Hamburgut, Göttingenit, Greifsëaldit dhe Münsterit, hynë brenda qelive, me zell të plotë dhe u trajtuan si të ishin të burgosur. Duke lënë jashtë të gjithë telefonat, dhe duke e privuar veten nga librat, televizioni etj.

Të mbikëqyrur 24 orë në 24, ata hëngrën të njëjtën ushqim me të burgosurit, kanë fjetur në të njëjtin shtrat dhe u lanë me peshqirët e tyre të përdorur etj.

Kur dolën? Thanë të gjithë të njëjtën fjalë: “Një përvojë e madhe, por dërrmuese".

e.t/noa

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit