
Të dhënat po ngarkohen...

Policia e Pakistanit ka bërë të ditur se ka zbuluar 45 kilogram eksploziv në një makinë pranë shtëpisë ku qëndron në arrest shtëpiak ish -presidenti Pervez Musharraf.
Automjeti ishte i lidhur me detonatorë që kontrolloheshin në distancë. Dispozitivi është çaktivizuar, por ende nuk dihet se kush është i lidhur me sulmin e mundshëm ndaj Musharrafit.
Pak orë më parë Musharraf ishte thërritur në gjykatë për t’u përgjigjur mbi bashkëpunimin në vrasjen e ish-kryeministres Benazir Bhutto, në vitin 2007.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
