

Një dyqan në Coorparoo të Australisë u ka thënë ndal, gjithë atyre personave që hynin brenda tij vetëm për të parë, duke aplikuar një tarifë 5 dollarë për këdo që hyn, blen apo nuk blen gjë.
Në rast se blen kjo shumë i zbritet nga fatura e pagesës klientit. Pronarja e tij me emrin Georgina, drejton prej disa vitesh një dyqan i specializuar për produkte ushqimore, ndërsa thotë se është e mërzitur nga gjithë ata klientë që hyjnë dhe dalin dhe në fund nuk blejnë asgjë.
Siç raporton noa.al ajo sqaron se janë të shumtë që e pyesin për karakteristikat e prodhimeve, cilësitë e tyre, duke shtuar se për gjithë këto sqarime nuk mund të ketë shërbim falas.
“Nuk jam këtu për të bërë një shërbim bamirësie, në favor të disa supermarketeve, pasi njerëzit gjithsesi drejtohen drejt tyre, edhe nëse ne jemi të specializuar. Mbi të gjitha sepse kostot janë pak a shumë njëlloj”, shprehet Georgina.
Rregulli i ri është aplikuar qysh në fillim të muajit shkurt, ku disa klientë sapo kanë parë tabelën e vendosur në hyrje të dyqanit, i kanë kthyer menjëherë majat nga thembrat.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





