

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, zonat e ulëta dhe bregdetare do të jenë nën dominimin e motit të kthjellët, ndërsa zonat malore do të kenë kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme. Mesdita do të sjellë shtim të vranësirave duke gjeneruar shira të izoluar në ekstremin verior të vendit.
Gjatë pasdites vranësirat dhe shirat e dobët do të jenë të pranishme në zonat juglindore duke lënë të gjithë pjesën tjetër të Shqipërisë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare. Kjo situatë e motit do të vijojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme në vlerat maksimale të ditës.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke bërë që dallgëzimi në det të jetë 1 ballë.
Europa
Edhe nesër, gadishulli Skandinav dhe Europa verilindore do të dominohen nga vranësira dhe reshje shiu e dëbore, më të dendura reshjet paraqiten në Suedi dhe Finlande. Po ashtu Britania e Madhe do të dominohet nga vranësira dhe rrebeshe shiu.
Ndërsa, pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme kontinentale duke kushtëzuar mot të kthjellët, Dielli do të jetë i pranishëm gjatë gjithë ditës.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





