Transmetuar më 23-04-2013, 18:09

Durrës, 23 prill 2013, NOA.al- Grabitje me armë në zonën e Porto Romano në Durrës, ku dy persona i kanë dalë përpara një çifti nëpërmjet një prite dhe i kanë kërcënuar me jetë.

Sipas të dhënave të para siç raporton noa.al çifti udhëtonte me një makinë tip benz me targa AA 007 CT, në momentin që personat e armatosur u kanë dalë përpara dhe u kanë kërkuar që të ndalen, pasi në të kundërt do qëllonin.

Dy bashkëshortët me origjinë nga Shënvlashi janë bindur por kanë shkëmbyer fjalë me autorët e grabitjes, ndërsa këta të fundit kanë hipur në mjet dhe janë larguar me shpejtësi të madhe.

Fatmirësisht asnjëri nga bashkëshortët nuk ka pësuar lëndime, por të tronditur nga kjo ngjarje i janë drejtuar policisë për të denoncuar gjithë sa u kishte ndodhur.

Lidhur me këtë ngjarje efektivë të shumtë të policisë janë vënë në lëvizje dhe po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve, kjo falë dëshmive të çiftit dhe identifikimit të mjetit të grabitur.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit