

Pavarësisht se e modës është kafeja, çaji vijon të mbetet pija e preferuar e britanikëve.
Sipas një studimi të fundit të Wrvs, e cila ka kryer një vëzhgim të detajuar lidhur me sjelljet dhe preferencat e pijeve në vend, u vu re një rezultat surprizues.
Ndryshe nga sa mendohej në Britaninë e Madhe pihen 166 milionë filxhanë çaj, ndërsa siç raporton noa.al numërohen vetëm 70 milionë filxhanë kafe.
Mesatarisht çdo britanik pi 3.5 filxhanë çaj në ditë dhe janë më shumë se 14 milionë qytetarë ata që nuk mund të rrinë asnjë ditë pa e pirë atë.
Në vijim theksohet se në rastet kur pihej kafeja bëhej kryesisht për çështje shëndetësore, ndërsa çaji ishte i preferuari.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





