

Autoritetet kineze lejuan që Liu Xia, gruaja e fituesit të çmimit Nobel për Paqen, Liu Xiaobo, i cili qëndron në burg, të lërë banesën e saj në Pekin, për tu prezantuar në procesin gjyqësor në ngarkim të të vëllait, i akuzuar për mashtrim.
Sipas aktivistëve kinezë bëhet fjalë për një proces politik, dhe inskenim për të dënuar familjen e Liu. Para gjykatës në periferi të kryeqytetit kinez, vëllai i Liu Xia, Liu Hui, refuzoi akuzat duke deklaruar se është i pafajshëm.
Autoritetet e vendosën 53 vjeçaren Liu Xia në arrest shtëpie në momentin kur bashkëshorti i saj fitoi çmimin Nobel për Paqen, në tetor të vitit 2010.
“Duhet tu thoni të gjithëve se nuk jam e lirë”, u shpreh gruaja duke falënderuar mbështetësit që ndodheshin para gjykatës dhe duke kërkuar ndihmën e tyre.
Gjithsesi vëllai i saj u deklarua i pafajshëm, pasi siç u tha gjatë seancës nuk ka prova të mjaftueshme për fajësinë e tij.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





