Transmetuar më 23-04-2013, 16:14

Prishtinë, 16 prill 2013, NOA.al/Tinka Kurti – Qeveria e Kosovës e ka planin për zbatimin e marrëveshjes. Kështu ka pohuar, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi. Sipas tij, ky plan parasheh në plan praktik edhe angazhimin e kapaciteteve e institucioneve të Kosovës edhe atyre ndërkombëtare. “Ky plan parasheh në mënyrë të qartë veprimet kohore që duhet të ndërmerren, sikurse edhe aktorët që duhet të ketë rol në implementimin e marrëveshjes”, ka thënë Kuçi, raporton gazetarja e noa.al në Prishtinë.

Sipas tij, pritet që edhe Serbia ta paraqesë planin e saj për zbatimin e marrëveshjes. “Edhe Serbia do ta paraqesë planin e saj për implementimin e kësaj marrëveshjeje të arritur por tashmë vijat e trashe të këtij plani janë vendosur”, shprehet Kuçi.

Ndërkaq, serbët e veriut kanë paralajmëruar kundërshtimin e zbatimit të marrëveshjes. “Unë shpreh besimin e plotë në aktivitetet e shtuara të KFOR-it dhe EULEX-it në veri, por edhe në praninë më të madhe të institucioneve të Kosovës, megjithëse tha se nuk duhet të krijohet iluzion se gjërat mund të lëvizin lehtë”, ka shtuar ai.t.k/a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit