

Me sa duket vjedhja e një makine është një punë vërtetë e gjatë. Përndryshe nuk kemi se si të shpjegojmë që një njeri të flerë brenda saj në tentativë për të vjedhur.
Një grua nga Salzburg e Austrisë kur zbriti për të marrë makinën, gjeti brenda saj duke fjetur në vendin e shoferit një djalë të ri, i cili kishte kaçavidë në vendin e çelësit, në tentativë për ta ndezur makinën.
I riu sapo u zbulua nga gruaja u zgjua, ndërsa hoqi menjëherë veglën nga vendi i çelësit dhe u largua me vrap.
Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, por dyshohet se në momentin e hyrjes brenda në makinë, i riu ishte i dehur dhe kishte vendosur për të kryer vjedhjen.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





