

Ajo lindi fëmijën e saj të parë para dy vitesh, por Alicia Keys vijon të ketë një formë të mirë trupore, madje edhe një fytyrë fëminore.
Këngëtarja 32 vjeçare është fotografuar me djalin e saj Egypt në plazhet e Bahamas, ku forma e saj trupore nuk ka zhgënjyer aspak.
Siç duket dhe në fotografitë që publikon bashkëngjitur agjencia e lajmeve noa.al, këngëtarja mbante veshur bikini të vogla të bardhea dhe me ngjyra, ndërsa zhytej në ujin e pastër.
Ajo që bie në sy është fakti se pavarësisht mungesës së tualetit Alicia dukej po aq e freskët dhe e rregullt, njëlloj si kur përdor make up.
Kujtojmë këtu se Alicia është e martuar me Swizz Beats, por duket se këtë herë ka zgjedhur të kalojë një periudhë pushimi vetëm me të birin.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





