

Shëndeti mendor mund të goditet jo vetëm nga humori negativ i miqve të ngushtë dhe familjarëve që takojmë direkt, por edhe nga trishtimi nëpërmjet kontakteve në rrjetet sociale nga njerëz që nuk i kemi takuar asnjëherë personalisht.
Është ky rezultati i një studimi të drejtuar nga Universiteti i Adelajde në Australi dhe i publikuar në “New Zealand Journal of Psychiatry”.
Për shkencëtarët që drejtuan këtë studim siç raporton noa.al, depresioni dhe ndjesia e vetmisë mund të kenë një proces emocional, prekës, njëlloj si sëmundjet.
Ndaj për të shpëtuar nga pesimizmi i miqve me probleme, ekspertët sqarojnë se shërbejnë miqtë me humor pozitiv po në rrjetet sociale si Facebook, të cilët nuk na lënë të biem në depresion.
Autori i studimit Tarun Bastiampillai, sqaron se rezultatet do të shërbenin për të zbuluar burimet e depresionit, ku edhe miqtë virtualë kanë rol themelor.
Këtë gjë mund të zbuloni fare lehtë, kur pasi lexoni një lajm negativ në Facebook ju e komentoni menjëherë me të afërmit tuaj, dhe për shumë gjatë iu ngelet mendja.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





