

Kur je person i famshëm, ca gjëra nuk mund t’i bësh në publik siç mund ta bëjnë njerëzit e thjeshtë. Ca më tepër, … të rruash këmbët në makinë, në rrugë!
Por Alessandra Ambrosio duket se nuk e ka vrarë shumë mendjen për këtë dhe paparacët që e ndjekin kudo nga pas, shkrepën imazhet e arta për ta, modelen 32 vjeçare duke rruar këmbët në makinë.
Nëna e dy fëmijëve, një modele e Victoria’s Secret që e dëshirojnë të gjithë, është fotografuar duke kryer higjienën intime në makinë, teksa priste të fejuarin e saj, Jamie Mazur.
Djaloshi e kishte lënë në fuoristradën tip Jeep, bukuroshen e tij braziliane, ditën e djeshme, teksa shkoi të blinte kafe në një lokal.
Ato minuta ishin të mjaftueshme dhe një rast i mirë për supermodelen që “t’i heqë një tegel këmbëve” me një makinë rroje me bateri komentojnë mediat amerikane. a.b/noa.al
Foto të tjera
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





