
Korçë, NOA.al – Kanë jetuar së bashku për disa vite dhe në jetë ka ardhur një fëmijë. Por nuk ka duruar gjatë dhe ka vendosur të fillojë një jetë të re, ndaj ia ka lënë në derë vajzën bashkëjetuesit të saj dhe është larguar.
Protagoniste e ngjarjes është 24 vjeçarja N.K, banuese në fshatin Libonik të rrethit Korçë, raporton korrespondentja e noa.al.
Bashkëjetuesi i të resë, B.F., edhe ai nga Liboniku, ka denoncuar këtë fakt në policinë lokale.
Policia komunikoi zyrtarisht sot se ditën e djeshme, ora 15.30, filloi procedimi ne gjendje te lire ndaj shtetases N.K, pasi ka braktisur foshnjën e saj M. K., 5 vjeçe, te lindur nga bashkëjetesa me shtetasin B.F, duke ia lënë nën kujdestari këtij te fundit.
Policia tha se vepra penale që rëndon mbi 24 vjeçaren është “Braktisja e fëmijëve të mitur”. Nga hetimi zbardhet se braktisja e vajzës ka ndodhur para tetë muajsh, por nuk është e qartë pse babai i vogëlushes ka pritur kaq kohë për të kryer veprimet me organet e drejtësisë. /a.f/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





